Politikë

Rama: Projektet tona s’janë “asfalt” elektoral, nuk e kemi nevojën për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 21/10/20 |
Opi Nion

Teksa foli për infrastrukturën dhe projektet kryesisht të aeroporteve, por edhe aeroportuale, kryeministri Edi Rama tha se këto nuk janë projekte elektorale, pasi sipas tij, PS nuk e ka nevojën e tyre për të fituar.

Rama u shpreh i bindur se nëse zgjedhjet bëhen të dielën, PS do të fitojë më shumë vota se në vitin 2017.

“Këto vepra projektimet kanë nisur prej shumë kohësh. Nuk kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet. Jemi të vetëdijshëm për problemet e qeverisjes në të gjitha shkallët e veta, por ne kemi qartësisht mirëkuptimi ne shumicës së arsyeshme të shqiptarëve. Anketimet tona janë të qartë, nëse zgjedhjet bëhen këtë të diel ne dalim më mirë, ata dalin më keq se në 2017. Këto nuk janë projekte për të kaluar radhë, por janë projekte të mëdha që kërkojnë kohë. Ne jemi duke i përfunduar shkollat që kemi nisur dhe pjesë me madhe do të hapen më 26 nëntor”,-tha Rama./ Opinion.al

Pas