Kryeministri Rama vijon të prezantojë hapa të mëtejshëm sa i takon daljes së Shqipërisë me dy satelitë në orbitë.
Si për të konfirmuar që deklarata e tij nuk qe as një shaka dhe as një lapsus, Rama publikon një video në të cilën tregon se sateliti Albania 1 do të jenë në orbitë në muajin Mars dhe Albania 2 në Qershor.