Aktualitet

Rama pranon gabimin për mitingun: Është shkelje, kërkoj falje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 29/04/21 |
el ida

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar gabim dhe faj, mitingun e fitores në sheshin “Skënderbej”, të martën e pas zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarja Fatjona Mejdini për këtë shkelje të rregullave Covid, Rama tha: “E pranoj që kjo që ndodhi në sheshin “Skënderbej” ishte shkelje e pajustifikueshme për ne. Menjëherë mbrapa kam bërë një mbledhje me organizatorët duke pyetur përse nuk u përsërit e njëjta skenë  si në fushatë me karrige dhe duke duke mbajtur distancat. Di  që po, në këtë rast ne kemi bërë gabim. Realisht jam habitur sepse më thanë si do jetë formati dhe thashë: si herët e tjera. Mendova se do kishte shumë karrige. Nuk e kuptoj përse nuk e kanë bërë këtë gjë, është shkelje, është gabim. Është faj, kërkoj falje për këtë që ka ndodhur”.

Megejithatë Kryeminsitri tha se nuk dinte nëse për këtë grumbullim, PS kishte marr gjobë nga policia./Opinion.al

Pas