Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Politikë me viktimat e COVID,populli të mbajë mend këtë akt përçarës

2020/11/21 at 6:28 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Politikë me viktimat e COVID,populli të mbajë mend këtë akt përçarës

Kryeministri Rama i është përgjigur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me numrin e viktimave të COVID-19.

Në një dalje publike në Facebook, Rama tha se opozita po bën politikë me numrin e të vdekurve nga COVID dhe kjo sipas tij është përtej çdo norme.

Ai mohoi që qeveria të ketë bërë një gjë të tillë dhe shtoi se akuzuesit do ta kishin bërë vetë një gjë të tillë. Në fund kryeministri Rama i bëri thirrje njerëzve ta mbajnë mend këtë akuzë të opozitës si një akt përçarës.

” Teksa shumica bën më të mirën një pjesë tjetër qëndron mënjanë bën sehir, gjuan me gurë kundër atyre që luftojë. 

Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona. Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifje, këto të fundit  më ndezin gjakun. Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë. Pasionit për punën dhe për shqipërinë.

Ne kemi opinione të ndryshme për  ngjarjet dhe kjo është demokraci, por të shash dhe shpifës nuk është demokraci. Ne nuk mund të ndahemi politikisht edhe për numrin e të vdekurve dhe të bëjmë inskenime fotografike deri tek morgu i Spitalit. Në një luftë si kjo sprovohet jo vetëm qeveria por edhe morgu, por nuk mundet që opozita dhe presidenti të krijojnë komitetet e tyre alternative, ku njëri prej tyre thotë që qeveria ti blejë maskat qytetarëve dhe komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston. Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet  ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu. Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore, si mund të ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli dhe të cenohet integriteti njerëzor dhe profesional ku një armatë e tërë mjekësh prej 9 ,muajsh  kanë harrura fëmijët dhe familjet e tyre për t’ju përkushtuar familjeve të secilit prej nesh.

Si mundet të bjerë kaq poshtë qënia politike duke shkelur qenien njerëzore brenda saj. Ky nuk është karakteri i këtij vendi e as i këtij populli e as i politikës e as i shumicës. Është manifestim ekstrem i karaktereve të dobta që historikisht e kanë bllokuar popullin shqiptar të marrë frymë lirisht. Ska më turp se kaq.

Karakteret e dobta e bëjnë vetë atë për të cilën akuzojnë të tjerët. Nuk ka asnjë mundësi teorike e as praktike që qeveria të fshehë numrin e vikitmave. Nuk ka asnjë parti që të përcaktojë diagnozën e pacientëve. Ajo është përgjegjësi ligjore e mjekëve. Nuk është hera e parë por kulmimi i një seri rastesh që kjo opozitë ngre akuza të shoqëruara me thirrje për prokurorinë por të thirret prokuroria edhe për të vdekurit në spital sot. Kjo e tejkalon nivelin e neverisë për këtë lloj. Kriminalizimi i mjekëve kur i duhen shqiptarëve është përtej cdo norme. Prokuroria e di vetë punën e saj për tu përfshirë në këtë luftë lemerie. Ky episod duhet mbajtur shënim nga një gjykatës, nga populli shqiptar. duhet mbajtur mend si një akt përcarës që ngjall urrjetjen mes mjekëve tanë dhe dhunën ndaj tyre.”, tha Rama. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
“Po tejkaloni demokracinë”,  Rama: Prokuroria e di vetë punën e saj

“Po tejkaloni demokracinë”,  Rama: Prokuroria e di vetë punën e saj

Rama: Ça janë mjekët, komiteti Nishani që përjashtoi djalin e Fahriut?

Rama: Ça janë mjekët, komiteti Nishani që përjashtoi djalin e Fahriut?

Akuzat ndaj Bashës/ Haradinaj: Janë skenarë të atyre përça e sundo

Akuzat ndaj Bashës/ Haradinaj: Janë skenarë të atyre përça e sundo

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com