Kryesore

“Po tejkaloni demokracinë”,  Rama: Prokuroria e di vetë punën e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 21/11/20 |
Al Do

Gjatë përgjigjes për akuzat e fshehjes së viktimave të pandemisë, kryeministri Rama tha se kjo nuk është më një çështje e demokracisë.

Ai tha se këto akuza dalin përtej përplasjes së qëndrimeve të ndryshme që janë normale për një demokraci.

Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet  ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu. Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve. Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekur, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet, kjo është çnjerëzore”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për prokurorinë duke thënë se ajo e di vetë punën e saj nëse do të hetojë apo jo akuzat e opozitës.

“Prokuroria e di vetë punën e saj, të përfshihet në këtë marrëzi kriminale, askush nuk do e pengojë. Ky përshkallëzim në luftën për pushtet, duhet mbajtur shënim nga Gjykatësi suprem i popullit shqiptar, si lëndimi për ne si popull e shqiptar. Virusi nuk na ndan. Kjo nuk duhet harruar nga askush, asnjë shqiptar që mendon me kokën e tij si një akt përçarje mes nesh shqiptarëve, në luftën kundër këtij armiku. Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë. Mund të nxitë edhe dhunë ndaj mjekëve, si akt turpërues. ”, tha Rama. /Opinion.al

Pas