Aktualitet

Akuzat ndaj Bashës/ Haradinaj: Janë skenarë të atyre përça e sundo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 21/11/20 |
Opi Nion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur këtë të shtunë rreth akuzave të kryeminstrit Edi Rama ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për fshehjen e kasetës së filmimeve gjatë kohës që punonte në UNMIK.

Në një intervistë në News 24, Haradinaj ka deklaruar se nuk është në djeni të ndonjë angazhimi kundër Kosovës të kreut të PD, Lulzim Basha, duke theksuar se është e papranueshme që ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahen më shumë shqiptarët.

T’ju them të drejtën nuk kam dijeni për ndonjë angazhim kundër Kosovës të z. Basha. Ka pas një tendencë me i paragjyku njerëzit që punojnë me ndërkombëtarë, mirëpo ka qenë edhe një kënaqësi realisht me pa edhe shqiptarë. Ne edhe të Kosovës p.sh, ja zv/kryeministri i parë i qeverisë tonë, z.Besnik Tahiri, kur e kam marrë si koleg në qeverinë e parë Haradinaj në 2005, ky ka punu për OSBE, por e kam marr për shkak të aftësive, të njohurive që ai ka, që tani jemi kolegë. Më vjen keq që po ngrihen debate të tilla, ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahemi më shumë si shqiptarë, pa nevojë realisht edhe nuk i mendoj të dinjitetshme këto”u shpreh Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka theksuar se situatat që po ndodhin në vendin tonë janë të habitshme pasi ato vijnë në një kohë kur Kosova është në vështirësi.

“Të habitshme janë, nuk e di, jemi të hutuar edhe ne për çfarë po ndodh atje. Nuk na vjen mirë, kur Kosova është në vështirësi ju filloni atë debatet, përcarjet, sharjet. Nuk e kuptoj pse e bëni në këtë kohë. Në këtë kohë ju duhet të shtoni dashurinë për Kosovën” tha Haradinaj.

Haradinaj vijon deklaratën e tij duke thënë se akuzat ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha, janë skenarë të cilët i ka cilësuar përça e sundo”.

“Unë mendoj edhe këto janë skenarë të atyre përça e sundo. Përça e sundo është kjo, kushdo që e dëshiron t’i shohë shqiptarët të dobët, së pari do të shohë të dobët Tiranën zyrtare. Një Tiranë e dobët, i bën më të dobët shqiptarët kudo që janë. E kjo është një dobësim kaq i madh i Tiranës zyrtare, ose i nivelit të jetës atje, të debatit, nuk na ndihmon ne në këtë kohë, vetëm sa na dobëson me këto debate”  u shpreh Haradinaj.

Teksa është pyetur se nëse Kosova do e kishte sot kasetën e masakrës së Krushës a do ishte ajo një ndihmë për ish-drejtuesit e UÇK në Hagë, Haradinaj tha se të gjithë institucionet e Botës  kanë prova të mjaftueshme.

“Kanë kaseta sa të duash, të gjithë institucionet e Botës i kanë. Mos harroni, nuk ka mundësi dikush t’i fshehë Amerikës, Londrës, Berlinit, Romës, Parisit këto ngjarje. Këto ngjarje edhe sateliti i sheh edhe kjo ideja që kush ka një provë, e ka fsheh provën e kjo provë s’ka leju me dalë kjo e ajo në dritë janë pallavra që po i bën dikush vetëm me na dobsu të gjithëve më shumë. Për të bërë konfunzion të brendshëm, kjo është si me “ta hudh rrugën në oborr
“ si themi ne edhe nuk e kuptoj pse i ushqeni këto atje. Do një nivel kjo punë. Do një vetëdije ndryshe, nëse Kosova përballet me këto, në vend që Shqipëria zyrtarisht t’i kërkojë BE-së, ato që fola më herët, liberalizimin e vizave, njohjen nga pesëshja, statusin e kandidatit, me i kërku Amerikës rrugën drejt NATO-s për Kosovën, se atë Amerika na e jep. Ju “rriheni” mes jush, po shani njëri-tjetrin, e po kërkoni miq në Kosovë, me cilin të bëheni e me cilin të shani-tjetrin, kujt i ndihmojmë kështu e çfarë vetëdije është kjo? Kjo është gabim për besë, edhe unë nuk mendoj që është i paqëllimshëm, unë mendoj që ky është një ushqim i kuzhinave, kundër shqiptarëve’,
tha Haradinaj./Opinion.al

Pas