Politikë

Rama: Ça janë mjekët, komiteti Nishani që përjashtoi djalin e Fahriut?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 21/11/20 |
Al Do

Kryeministri Rama mohoi sot të gjitha akuzat e opozitës për fshehjen e shifrave të viktimave të COVID-19.

Në një video-mesazh në Facebook, kreu i qeverisë tha se akuzat e opozitës janë shpifje për të marrë pushtetin. Përveç se mohoi fshehjen e numrit të të vdekurve, duke e cilësuar si teorikisht dhe praktikisht të pamudur, kryeministri Rama thumboi në disa raste opozitën.

Ai përmendi vota të humbura gjatë zgjedhjeve të Partisë Demokratike dhe kuti me para për mediat. Rama foli edhe për përjashtimin e Klevis Balliut nga listat e PD duke thënë se kjo ishtë bërë nga ata që ai i quajti “Komiteti Nishani”.

Jashtë akuzave ai nuk la as presidentin Meta, të cilin e akuzoi se shpërndan lajme të rreme për Shqipërinë nëpër botë.

“Si mundet të flihet më gjumë pasi arrin të nxjerrësh nga goja një të tillë makabritet, duke e trajtuar një popull të tillë si një fuqi të verbër e cila duhet nxitur deri në fund drejt hakmarrjes ndaj atyre që sipas kësaj pandehmë çnjerëzore përdorkan pushtetin për të manipuluar numrin e të vdekurve.

Ky nuk është karakteri i këtij, ky nuk është karakteri i këtij populli, ky nuk është as karakteri i politikës në vetvete dhe asesi karakteri i shumicës që qeveris sot. Ky është një manifestim ekstrem i atyre llojeve karakteresh të dobëta që në krejt historinë kanë bërë dëme të mëdha në kohëra vendimtare dhe e kanë penguar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për të marrë frymë lirish me të gjithë papërgjshmërinë e tyre.

Nuk ka më turp se kaq. Megjithatë as këtë se thua më. Në këtë pikë nuk është e imagjinueshme se deri ku mund të shkojë paturpësia ndaj vendit dhe ndaj njerëzve të këtij vendi.

Çfarë janë ato që humbasin jetën në spitalet COVID? Vota që humbasin kur mbahen zgjedhjet në Partinë Demokratike? Apo kuti këpucësh me lekë të zeza që nisen Gjiri i Lalëzit drejt burimeve mediatike. Kush janë mjekët e vijës së zjarrit në këtë luftë për jetë a vdekje? Anëtarët e komitetit Nishani, që u mblodhën  për të përjashtuar djalin e Fahriut? Apo këshilltarët e Presidencës që shpërndajnë si zogjtë e korbit nëpër botë lajme të rreme me Shqipërinë?

Mos vallë profesorë me bluza të bardha që prej vitesh firmosin kartela mjekësore të pacientëve që fatkeqësisht humbin jetën janë njësoj akuzuesi i tyre që mohon edhe firmën e vet pasi  financon fushatën e partisë me para që nuk dihet nga vijnë. A mos vallë të vdekurit në spital të treten në ajër si ata të shkretët në videon humbur të të Masakrës së Krushës, për të cilën i akuzuari nga dëshmitarët di vetëm të shajë dhe të akuzojë vetë dëshmitarët. Apo të vdekurit mund të fshihen siç u fshinë serverat e videos të sigurisë së Kryeministrisë të nesërmen e 21 janarit?”, ka thënë kryeministri. /Opinion.al

Pas