Aktualitet

Rama për krizën e energjisë: Vendet do përballen me mungesën e saj në treg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 14/10/21 |
el ida

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Basha lidhur me krizën energjetike. Ndërsa mazhoranca thotë se në fakt qeveria ka një krizë të menaxhimit me sektorin energjetik, Kryeministri shprehet se është detyrë e tij t’u flasë qytetarëve për krizën që është globale.

Madje, Rama shkoi edhe më tej duke se kriza nuk ka lidhje vetëm me çmimin e energjisë, por dhe me mungesën e saj në treg.

“Ka një krizë të atillë që këtu jemi e do ta shikoni, që jo vetëm çmimi është rritur, por problemi me të cilin do të përballen vendet është mungesa e ofertës. Mund të jesh i gatshëm të paguash edhe më shumë, por mund të mos e gjesh. Dhe ato 200 milionë nuk janë borxh janë instrument garancie”, tha Rama./Opinion.al

 

Pas