Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar imazhe nga zonat e përmbytura dhe ekipet e emergjencave të angazhuara në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur për të përballuar situatën.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se gatishmëria e tyre për t’i shërbyer popullit tregon sa përpara ka bërë shteti shqiptar.
“Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku më problematike situata paraqitet në veri të vendit.