Aktualitet

Rama për 11shtatorin:Mbetet ditë kujtese për vlerat e lirisë e demokracisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 11/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri i vendti Edi Rama ka kujtuar ditën e sotme sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Rama deklaron se 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Nëpërmjet  një postim në “Facebook” në 20-vjetorin e sulmeve terroriste, kryeministri e cilëson 11 shtatorin një ditë sulmi të urrejtjes barbare kundër qytetërimit.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë. #GodBlessAmerica🇺🇸”, shkruan Rama.

foto galeri

 

 

Pas