Aktualitet

EMRI/ Helmimi i dasmorëve në Durrës, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 11/09/21 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku disa dasmorë përfunduan në spital janë arrestuar dy persona.

Sipas burimeve nga policia, janë arrestuar pronari i restorantit dhe kuzhinieri, ndërsa mësohet se numri i të helmuarëve nga ushqimi është 5.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Pajtim Kacani, 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe Bledar Hasa, 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia e Durrësit./Opinion.al

Pas