Kryesore

Rama paralajmëron një Kongres tjetër në vjeshtë: Do të jetë ai i llogaridhënies


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 09/04/22 |
Opi Nion

Teksa po vazhdojnë punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka paralajmëruar një tjetër Kongres në vjeshtë.

Sipas kryeministrit ai do të jetë i një forme ndryshe, do të jetë një kongres llogaridhënës.

Ai tha se e gjithë partia do të ftohet dhe të japë opinionin e vetë me anë të një flete sekrete.

Është e udhës që ne në vjeshtë të bëjmë një tjetër kongres që t’i përkushtohet llogaridhënies lidhur me atë ç’ka thamë sot dhe lidhur me një periudhë që do të jetë sa sfiduese aq edhe provë për të gjithë. Unë propozoj që ne të nisim punën me zgjedhjen e kryetarëve të partisë nëpër bashki. Duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinionit të anëtarësisë së partisë për institucionet qendrore dhe vendore. Marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do të ftohet që të japë opinionin e vet me një fletë sekrete për të gjithë drejtuesit dhe performancën. Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër dhe për llogari të zgjedhësve të saj. Edhe drejtuesit e qarqeve do të japin llogari në Kongresin e llogaridhënies. Opinionet kritike duhet t’i kthejmë në kulturë forumesh. Këtu janë të gjithë të barabartë”,-tha Rama.

Pas