Kronikë

Video/Qëlluan me breshëri nga Benz-i, dalin pamjet e ekzekutimit të Erion Çelës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:09 - 09/04/22 |
Opi Nion

Këto janë të vetmet pamjet filmike që kanë fiksuar momentin e vrasjes së 35-vjeçarit, Erion Çela pasditen e 4 Janarit në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Në këtë video të “Tv Klan” shihet makina tip “Benz” e atentatorëve pasi lëshon breshërinë e plumbave në distancë nga bar-kafeja ku ndodhej viktima dhe 4 të plagosurit, mes të cilëve daja i tij Edmond Crroj dhe i vëllai Blerim Çela.

Breshëria e plumbave zgjat vetëm pak sekonda dhe rolin e qitësit e luan një prej autorëve i pozicionuar në sediljen e parë të automjetit.

Më pas autorët, që dyshohet se ishin 3, kthejnë makinën përpara bar kafenesë ku ndodhej viktima dhe marrin drejtim për nga Spitali i Traumës nga erdhën, për të vijuar më pas në zonën e Laprakës.

Makina tip “Benz”, që duket në video rezultoi me targa të vjedhura në Vorë 2 muaj para ngjarjes. Ajo konsiderohet element kyç në identifikimin e autorëve, por dyshimi se automjeti është çmontuar pas ekzekutimit ka vështirësuar akoma më shumë punën e hetuesve për të zbardhur vrasjen.

Policia disponon edhe disa pamje të tjera filmike të makinës që shihet se lëviz në drejtim të zonës së Fushë – Krujës. Por as nëpërmjet tyre nuk ka qenë i mundur identifikimi i autorëve, për shkak se mjeti ishte me xhama të zinj dhe vrasësit kanë qenë të maskuar.

Pavarësisht dyshimeve të grupit të hetimit se motiv i vrasjes ishte prishja pazareve të drogës me objektiv të atentatit dajën e viktimës, Edmond Crroj, për shkak të problemeve me drejtësinë jashtë vendit nuk përjashtohet mundësia që shënjestër të kenë qenë dhe vetë Erion Çela me të vëllain. Kjo pasi policia disponon informacione se ishin përfshirë në trafik narkotikësh në Itali./Tv Klan

Pas