Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama nxjerr nga zyra Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve

2018/10/18 at 3:23 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama nxjerr nga zyra Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve

Në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, Edi Rama i ka kërkuar Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politike që të dalin nga zyra.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i shoqatës, Nebil Çika.

Me anë të Ministrisë së Drejtësisë, Rama i ka kërkuar shoqatës që të lirojnë zyrën që ndodhet në ambientet e saj përballë kryeministrisë.

Ministria e Drejtësisë e justifikon këtë me arsyetimin se ‘vë në rrezik sigurinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionari Publik të Vettingut’.

Në reagimin e saj, shoqata tregon se selia është në këtë vend me VKM që në vitin 1994 të ndryshuar në vitin 1998.

“Logjikisht e ligjërisht duhet që një VKM tjetër të ndryshojë të parën dhe të rregullojë sistemimin tonë, por ne nuk kemi asnjë dijeni për një vendim të tillë”,-citohet nga deklarata për mediat.

Shoqata thekson se kemi dyshimin e besueshëm se kemi të bëjmë me një akt të pastër të shantazhit politik që lidhet jo me praninë fizike tonën këtu por me punën, aktivitetin dhe qëndrimet tona politike.

“Me sa duket qeveria nëpërmjet ministrisë së linjës të drejtësisë ka zgjedhur mjetet komuniste të shantazhit për ti mbyllur gojën të përndjekurve antikomuniste me qëllim që ne të mos kërkojmë dënimin e krimeve të komunizmit, autorë të të cilëve janë një pjesë e konsiderueshme e politikës në pushtet drejtësisë dhe administratës shtetërore apo të afërm gjenetike të tyre”,- thuhet në deklaratë.

Të përndjekurit politik i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të heq dorë nga këto praktika komuniste shantazhi ndaj të përndjekurve politikë antikomunistë që kanë si qëllim pengimin e punës së shoqatës, mbylljen e gojës për krimet komuniste dhe padrejtësitë e tjera që i janë bërë apo edhe i bëhën shtresës së të përndjekurve nga komunistët dhe pinjollët e tyre.

Përmes kësaj deklarate, ata i bëjnë thirrje Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe veçanërisht deputetëve të përndjekur politike të komunizmit dhe përfaqësive diplomatike perëndimore SHBA, BE etje të përdorin autoritetin dhe ndikimin e tyre ndaj qeverisë shqiptare me qëllim ndërprerjen e shantazhit politik ndaj tyre.

Etiketa: rama. nxjerr nga zyrashoqata antikomuniste e te te perndjekurve

Ju sugjerojmë

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

13 Tetor, 2025 8:40 am
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Para
Ndërron jetë nëna e re që refuzoi kimioterapinë për të shpëtuar vajzën

Ndërron jetë nëna e re që refuzoi kimioterapinë për të shpëtuar vajzën

Unikkatil sërish kundër Noizyt, ja çfarë ka bërë tani reperi

Unikkatil sërish kundër Noizyt, ja çfarë ka bërë tani reperi

Artur Bushi del nga Prokuroria: Nuk isha në komisariat, ja si e vërtetoni

Artur Bushi del nga Prokuroria: Nuk isha në komisariat, ja si e vërtetoni

TE FUNDIT

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
13 Tetor, 2025

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe plani i rritjes ishin në qendër të bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
13 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekord drejt integrimit europian dhe...

Lexo më shumë

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
13 Tetor, 2025

Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa...

Lexo më shumë

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
13 Tetor, 2025

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një plan të gjerë masash për forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com