Kryesore

Rama njoftoi kufizimet e lëvizjeve në fundjavë, Vasili: Mos ju bindni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:47 - 23/05/20 |
Opi Nion

Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, qeveria ka vendosur që edhe këtë fundjavë lëvizja të jetë e kufizuar. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur me këto masa, ka reaguar nënkryetari i LSI-së Petrit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili u bën thirrje qytetarëve që mos i binden urdhrit dhe të bëjnë faljen e të Fier Bajramit që është ditën e  diel.

Vasili thotë se Rama me 1500 policë dhunoi më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin.

POSTIMI I VASILIT

MOS JU BINDNI, BËJENI FALJEN E BAJRAMIT!!

Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin.
S’mund të guxojë të ndalë Faljen e Bajramit.
S’ka dy palë rregulla një palë për popullin një palë për Edi Ramën.
Akti Normativ ka zero vlerë, se zero e bëri vetë Edi Rama.
MOS JU BINDNI!!
KY ESHTE MASHTRIM S’KA ASNJE LIDHJE ME PANDEMINË!!
KY ESHTE GJYNAH QË S’KA FALJE!!
BESIMTARË MYSLIMANË BËJENI FALJEN E BAJRAMIT!!/ Opinion.al

Pas