Aktualitet

Rama në OKB: Serbia të njoh Kosovën, koha që të lëvizin përtej ngërçit aktual



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 24/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Rama theksoi se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Sipas kreut të qeverisë dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por është rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këtë çështje sado e vështirë të duket.

“Serbia duhet të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojnë me kurajë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por është rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këtë çështje sado që të vështira të duken”- nënvizoi Rama.

Pas