Rajoni

Rama në Kosovë, Haradinaj zbulon çfarë i kërkoi kryeministrit në takim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 27/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka takuar gjithashtu edhe ish-kryeministrin, njëherësh dhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj.

Pse takimi nuk është zhvilluar me prezencën e mediave, Haradinaj ka treguar detaje dhe se çfarë ka biseduar me Ramën.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se Ramës i ka kërkuar hekurudhën Kosovë-Shqipëri.

“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit”, shton Haradinaj.

Kujtojmë se ditën e sotme Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti teksa kanë diskutuar për një sërë temash të ndryshme./Opinion.al

Pas