Kryesore

Kosovë/ 3 viktima dhe 23 raste të reja me Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 27/09/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar në 24 orët e fundit për 23 raste të reja me koronavirus. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 1,442 mostrave të marra në të gjithë Republikën e Kosovës.

Nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetën 3 qytetarë.

Gjithashtu është raportuar edhe për 591 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 3,605.

Nga sot, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-covid, të cilat në të shumtën e rasteve përfshijnë dëshmi të vaksinimit.  Punonjësit e administratave, por edhe punonjësit e kompanive private, si call center, qendra tregtare, restorante, duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit për tu futur në ambientet e punës. Në rastet kur punonjësit nuk janë të vaksinuar do të duhet të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, test të shpejtë jo më të vjetër se 48 orë, ose dëshmi se kanë kaluar virusin./Opinion.al

Pas