Aktualitet

Rama në kantierin e bypass-it Vlorë: Segment kyç për zhvillimin e turizmit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:41 - 13/11/20 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë.

Rama shprehet se deri më tani puna ka ecur sipas projektit, ndërsa Balluku theksoi deri se në fillim të javës tjetër do të jenë shtruar 14.5 km.

Sipas kryeministrit, ky segment është i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

 “Në fillim të javës tjetër pritet të kemi 14.5 km të shtruara. Jemi drejt përfundimit të urës 1 dhe urës 5. Puna deri më tani ka ecur mirë dhe kompania nuk ka ndërprerë në asnjë moment punën”, u shpreh Balluku.

“Në kantierin e bypass-it ku prej muajsh punohet me tre turne, për të përmbyllur një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila jo vetëm e afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale, por do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik të llojit më të bukur. Një segment kyç në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit, i cili do të jetë gati para nisjes së sezonit të ardhshëm turistik”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Pas