Kronikë

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klodian Gradecin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 13/11/20 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e OST, Klodian Gradeci.

Sipas ndryshimeve të bëra nga Apeli, Gradeci do të kalojë nga masa e sigurisë “arrest në burg”  në masën “arrest në shtëpi”.

Gradeci u akuzua se bashku me zyrtare të tjerë të AKBN se i kishin shkaktuar 1,5  milion dollarë dëm buxhetit të shtetit.

Ish-drejtori i OST u arrestua disa javë më parë në aeroportin e Rinasit pasi u kthye nga Turqia, gjatë seancës në shkallë të parë Gradeci pretendoi se u vetë dorëzua dhe se në Turqi ishte për kurim pasi nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore./ Opinion.al

Pas