Kryesore

Rama në Itali: Merruni dhe me lejet e drejtimit të shqiptarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:43 - 05/03/21 |
Opi Nion

Në vizitën e tij zyrtare në Itali, Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ministrit të Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, që të shqyrtojë ligjin për pajisjen e me leje drejtimi të automjeteve për shqiptarët që jetojnë në Itali.

 “Meqë këtu janë tërë këta gazetarë dhe meqë prej javësh më kanë bombarduar me pyetje, shpresoj që ambasadori të më falë për këtë shkelje të protokollit, dua t’i shfrytëzoj këto sekonda për t’i kërkuar Luigit që të kujdeset për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, sepse kanë ngecur keq në korridoret mjaft të veçanta të burokracisë italiane. Ato duhen nxjerrë prej andej, që kështu të mund t’i drejtojnë automjetet në mënyrë të rregullt, sepse, ashtu si edhe napoletanët, ne shqiptarët jemi shumë të disponueshëm për t’i drejtuar automjetet edhe pa patentë. Këtë nuk mund ta lejojmë”.-tha Rama.

Kryeministri u prit në Bari nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidenti i Rajonit të Puljas, Michele Emiliano./ Opinion.al

Pas