Aktualitet

Rama ndan videon nga Qafë Thana: Ballkani i Hapur ka sjellë përfitime e rezultate



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 07/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga një vizitë që ka kryer së fundmi në pikën doganore të Qafë Thanës.

Bashkëngjitur me videon kryeministri shkruan se Ballkani i Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në lehtësimin e tregtisë.

Rama shtoi se sa më të prekshme të jenë lehtësirat në pikat doganore për ata të cilët zhvillojnë biznes me vendet e Open Balkan, aq më shumë i jepet fund paranojave dhe teorive konspirative për këtë nismë.

“Kjo është shumë e rëndësishme për faktin se kështu bëhet dhe konkrete për këdo që thotë se çfarë na duhet Ballkani i Hapur dhe për t’i dhënë fund të gjitha paranojave, e teorive konspirative dhe intoksikimit të propagandës që shkon kundër paqes dhe zhvillimit. Nga ana tjetër besoj se sa më shumë shembuj konkretë të jenë përpara syve të njerëzve aq më e thjeshtë bëhet gjithçka. Do të arrijmë të lehtësojmë ata që bëjnë tregti me këto vende dhe torturohen nga burokracitë doganore”,-tha Rama.

Pas