Kronikë

Po i ikte karabinierëve, 26-vjeçari shqiptar vdes gjatë arratisjes në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 07/06/22 |
Opi Nion

Një 26-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje teksa tentonte t’i ikte karabinierëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Gricignano d’Aversa, Caserta. I riu shqiptar u përplas me barrierat anësore të rrugës teksa po përpiqej t’i ikte karabinierëve.

Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri që ndodhej në makinë me 26-vjeçarin, doli nga automjeti dhe tentoi të arratisej në këmbë. Por, tentativa e tij dështoi pasi u kap nga karabinierët.

26-vjeçari po ngiste një makinës, tip Fiat Croma i bardhë, kur pa karabinierët ai shkeli gazin për t’ia mbathur.

Mësohet se gjatë tentativës së arratisjes ai humbi kontrollin e mjetit në nëj kthesë të ngushtë dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimin për të zbardhur shkakun se pse i riu i iku karabinerëve, gjë që e çoi drejt vdekjes./Opinion.al

Pas