Aktualitet

Ballkani i Hapur/Rama mbërrin në Ohër, takohet me kryeministrin malazez dhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:05 - 07/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër, ku do të mbahet edhe samiti i radhës me krerët e rajonit, në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama tregon se sapo ka mbërritur në Ohër është takuar me kryeministrin malazez, Dritan Abazovič dhe ambasadorin e SHBA në Serbi.

Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”,-shkruan Rama në postimin e tij./Opinion.al

Pas