Aktualitet

Video/Rama shkon në Ohër me makinë, Vuçiç me çarter dhe Abazoviç me helikopter



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 07/06/22 |
Opi Nion

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur sot në Ohër, ku nesër do të mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.

Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë bërë publike edhe pamjet nga momenti i mbërritjes së delegacioneve qeveritare.

Ashtu siç mund të shihni edhe në videot e mëposhtme, kryeministri Edi Rama shkoi në Ohër me makinë. Rama publikoi edhe pamje nga pika doganore e Qafës së Thanës.

Ndryshe nga kryeministri jonë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka shkuar në Maqedoninë e Veriut me çarter.

Ndërsa kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili do të marrë pjesë në këtë samit ka mbërritur në Ohër me helikopter.

Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë kryeministri Rama publikoi foto nga takimi i tij me kryeministrin malazez dhe ambasadorin e SHBA në Serbi.

Ditën e nesërme në Ohër pritet që liderët të firmosin mes njëri-tjetrit marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.


Pas