Aktualitet

Rama- Metës: Boll e përdore Presidencën si thes për atë farë LSI-je


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 28/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mesazhit që kreu i shtetit Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjetet sociale pak minuta më parë.

Ndërkaq, nëpërmjtet një postimi në “Twitter”, Rama i jep të drejtë Presidentit, teksa shprehet se “boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”.

Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”- shkruan Rama.

Kujtojmë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkruar se Shqipëria nuk mund të futet futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë./Opinion.al

Pas