Aktualitet

Rama me banorët e Gjadrit: Më ç’keni parë në të kaluarën, s’duhet me u qa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 10/01/21 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Gjadrin një tjetër zonë të Lezhës, e cila përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, Rama, gjatë takimit me banorët është shprehur se pavarësisht reshjeve masive të ditëve të fundit, pasojat e përmbytjeve në këtë zonë nuk janë aq të mëdha.

Ai shtoi se falë investimeve të bëra, gjendja aktuale nuk mund të krahasohet me përmbytjet e kaluara, kur vendi qeverisej nga PD.

Pjesë nga diskutimet mes banorëve dhe Ramës:
Banori: Uji ka mbush tokën.
Rama: E di, po në 2010 uji ju erdhi nëpër dhoma.
Banorja: Janë zhytur vetëm 10 shtëpi, 500 tjera jemi xixë.
Rama: Janë bërë pastrime, se do ta shihnit ç’do të thotë përmbytje për shkak të njeriut. Me çfarë keni parë në të kaluarën, s’duhet me u qa.

Pjerin Ndreu: Këtu është zona më problematike, por gjithsesi kemi ndërhyrë te banorët. Nuk kemi asnjë kosto, as bagëti. Mbrëmë kemi ndërhyrë.
Rama: Kjo zonë ka qenë e ndaluar, para se të vinte fadroma me dy gishta. Edhe në zonën e komunizmit kjo zonë ishte si një govatë me ujë.

Ndreu: Hë Ben, ke ndonjë gjë, thuaja kryeministrit.
Rama: Ca ka ky, është me PD-në?
Banori: Unë nuk jam i lëkundur, por jam me atë që punon.
Ndreu: Jemi në gatishmëri, vetëm një telefon larg na keni.
Rama: Më shih në sy. Demokratët e zgjuar nuk mund të thonë që këtu nuk është bërë gjë, se ti je demokrat i zgjuar. Kur kemi ardhur këtu, edhe njerëzit ishin gjithë në baltë.
Banori: Kryetari ka pak kohë që ka ardhur në detyrë, po këto kanalet duhet me na i pastru.
Rama: Po mos të ishte pastruar ky këtu, ne dy do ishim deri në fut me ujë.

Pas