Kryesore

“Rama mbylli dosjen e Bashës”, kryeministri i përgjigjet Berishës: Shejtan budallai…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 17/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarë dhe gazetarë, ku ka folur dhe për çështjen e lobimit me para ruse në PD.

I pyetur për akuzat e kryetarit të PD, Sali Berisha se ka qenë ai që mbylli dosjen e Bashës, kreu i qeverisë u përgjigj me akuza.

Ndër të tjera, Rama tha; “ai që ju quani kryetari i PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit”.

Rama: Ai që ju quani kryetari i PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë si ai. tani çfarë kërkoni. Kërkoni realisht ta marr seriozisht këtë pyetje dhe t’ju jap përgjigje. A nuk është i njëjti që mohoi me forcë çdo lidhje të financimeve ruse me PD? A nuk është i njëjti që i vuri gjoksin dehe e mbrojti Lulzim Bashën? Ku hyj unë? Ku është dora ime në këtë mes? Kjo nuk është dora e një budallai, por një shejtan budallai që torolis një vend të tërë duke ju tërhequr për hunde të gjithë ju që vazhdoni e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referimi, si një subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj dhe të futet të mes të debatit publik?

Pas