Politikë

Ish-zyrtar i lartë i FBI po hetohet për lidhje me Rusinë, Rama: Është miku im…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 17/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhu me hetimin të ish-zyrtar i lartë i FBI-së që po hetohet nga drejtësia e SHBA për lidhje me Rusinë, por që gjithashtu është dhe miku i tij.

Rama pranoi që ish-zyrtari është miku i tij, tha kjo është çështje që i përketë drejtësisë së SHBA.

Rama: Cilët rusë të mitë, shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Nuk është e tmerrshme për mua, se nuk ka asnjë problem, sepse i pres të gjitha, por është e tmerrshme për këtë popull, për këtë vend, për të gjithë ato që i konsiderojmë vlera shqiptare, parime shqiptare. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare që nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshme se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë probleme me drejtësinë në vendin e vet..

Pas