Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pasi mblodhi qeverinë ka njoftuar se nesër do të publikojë planin për të përballuar krizën energjitike.
“Jemi mbledhur për të deklaruar emergjencën e energjisë elektrike. Është diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit energjisë në tregjet ndërkombëtare. Dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare apo të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë. Planin do ta bëjmë publik nesër”, tha Rama.
Më tej kreu i qeversë theksoi se kriza energjitikedo të jetë prezente deri në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa qeveria do të mbrojë konsumatorët duke nisur nga më të dobëtit.
“Kriza energjetike prezente deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ndërsa çmimet edhe pas kalimit të krizës nuk do të jenë si më parë.
Ne duhet të mbrojmë konsumatorët duke nisur nga më të dobëtit”, tha Rama./Opinion.al