Aktualitet

Rama: Kriza energjitike deri në mes të vitit të ardhshëm, do mbrojmë qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:46 - 08/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pasi mblodhi qeverinë ka njoftuar se nesër do të publikojë planin për të përballuar krizën energjitike.

“Jemi mbledhur për të deklaruar emergjencën e energjisë elektrike.  Është diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit energjisë në tregjet ndërkombëtare. Dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare apo të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë. Planin do ta bëjmë publik nesër”, tha Rama.

Më tej kreu i qeversë theksoi se kriza energjitikedo të jetë prezente deri në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa qeveria do të mbrojë konsumatorët duke nisur nga më të dobëtit.

“Kriza energjetike prezente deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ndërsa çmimet edhe pas kalimit të krizës nuk do të jenë si më parë.

Ne duhet të mbrojmë konsumatorët duke nisur nga më të dobëtit”, tha Rama./Opinion.al

Pas