Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-komentuesve: Nuk çuditem me eksodin e shqiptarëve. Vdekjet në miniera ndodhin kudo…

2017/11/15 at 3:02 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama u premton dibranëve: Dibrën do t’a bëjmë lagje të Tiranës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook shpërndau deklaratën e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe deklaroi se reformat që po ndërmerr vendi janë një rrugë e vështirë. “Të bësh shtet është e lehtë ta thuash, po duhen përpjekje të jashtëzakonshme ta bësh. Por sot, kush thotë se nuk jemi në rrugën e duhur, ose nuk do të shohë ose gabimisht e ka menduar të lehtë këtë rrugë”, shkruan Rama.
Por qytetarët ndajnë tjetër mendim nga i kryeministrit. Ata i kujtojnë varfërinë që ka pllakosur vendin dhe për pasojë eksodin e madh të shqiptarëve. Po kështu një komentues i kujton se një 20 vjeçar vdiq sot në minierën e Bulqizës.


Në përgjigjet e Kryeministrit vihet re një qetësi olimpike për këto halle që i paraqesin qytetarët ë tij. “Aksidentet ne miniera per fat te keq ndodhin. Jo për çdo aksident është faji i dikujt tjetër”, thotë ai. Ndërsa për emigrimin Rama thotë se “ikjet jashtë nuk i ka frenuar dot asnjë vend. Jetojmë në një vend të hapur dhe shqiptaret kane ikur, ikin e do ikin. S’ka asgjë për t’u çuditur”.

Koment 1: O kapedan keshtu me fjal ste kap dot njeri por problemi qendron se ke 4 vjet e ca edhe shqiperia ka ndryshuar por shqiptaret jan perseri keq nga ana ekonomike partneret stradegjik qe quan skan dhen asnje.lek per zhvillimin e vendit , flasim per partner qe me nje therrime te ekonomis se tyre e bejn lule kete vend.

Edi Rama Adi, ekonomia e Shqiperise rritet me 4% (rritej vetem 0.Diçka kater vjet me pare) dhe te ardhurat rriten, qe do te thote do te kemi me shume zhvilim e punesim! Por cfare pret ti miku im, qe te ndodhe mrekullia e te behemi Gjermani sa hap e mbyll syte?! Ishim me keq nga te gjithe ne rajon e sot jemi shume me mire. Po edhe shume me mire duhet te jemi e do te behemi me reforma, perpjekje, durim. Rruge tjeter s’ka!

Koment 2: Altin Gjeçi Nje 20 vjecar u zu nga masivi i gureve ne minierat e Bulqizes? Koncesionari juaj operon ne kushte sigurie zero, apo crendesi ka? Te luftojm tregtaret ambulant njehere.

Edi Rama: Kjo eshte e pavertete! Aksidentet ne miniera per fat te keq ndodhin, por kur punohej pa kushte sigurie vdiste cdo muaj nje minator! Jam shume i keqardhur, por te mos e lidhin cdo aksident me fajin e dikujt tjeter, sepse u be mode qe edhe kur vdes nje njeri ne operacion e ka gjithnje fajin mjeku, nderkohe qe kudo ne bote ndodhin fatkeqesi te tilla e nuk shperthen histeria kunder qeverise.

Koment 3: Une jam dakorte me i pike se mas aq vjet anarshi eshte e zorshme me bo shtete . Po ama populli pret shume me teper , gjithe femite tane e kan mendjen me hik nga shqipnia . Duhet me e pa kete urgjence .

Edi Rama: Edi Rama Populli pret dhe meriton shume me teper, prandaj edhe po behen reformat e perpjekjet e veshtira, por kurre s’duhet te mendojme se kjo eshte nje rruge e lehte apo se progresin mund ta pershpejtojme si fjalet qe shpesh i nxjerrim nga goja para se t’i kalojme permes mendjes. Ikjet jashte nuk i ka frenuar dot asnje vend qe ka kaluar ne kete faze dhe shyqyr s’jemi me ne kohen kur askush nuk ikte dot nga Shqiperia. Jetojme ne nje vend te hapur dhe shqiptaret kane ikur, ikin e do ikin, jane kthyer, kthehen e do kthehen. S’ka asgje per t’u cuditur ne kete pike.

/Opinion.al

 

Etiketa: facebooklargimminieraramashqiptarevdekje


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Kim sapo na zbuloi gjininë e fëmijës së tretë

Kim sapo na zbuloi gjininë e fëmijës së tretë

Pse nuk doli sot në gjyq Orest Sota, biznesmeni që lëvizte me miliona euro dhe patentat e Tahirit

Ja kush është mashkulli më seksi në botë për 2017

Ja kush është mashkulli më seksi në botë për 2017
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}