Kryesore

“Rama iu vuri vizën”, Sali Berisha sulmon kryeministrin nga Tropoja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 01/12/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon “Foltoren” e radhës, dhe këtë herë ai është në Bajram Curr, në vendlindjen e tij. Nga Tropoja ai tha se Rama iu vuri vizën tropojanëve me vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Sipas tij, kjo taksë i ka varfëruar më shumë veriorët. Berisha tha se më këtë veprim ai i ka vënë vizën edhe Kosovës e kosovarëve.

“Rama iu vuri vizën. I vuri taksë Veriut i vuri taksë Kosovës”, tha ai.

Ish-kryeministri Berisha është shprehur i emocionuar për mbërritjen e tij në Tropojë pas shumë kohësh.

Njeriu i lirë në vendlindjen e tij është dy herë fëmija i natyrës. Sapo mbërrita, Floriana, më pyeti, si ishte udhëtimi për në Tropojë?

Gjysmë tokësor dhe gjysmë qiellor iu përgjigja. Çfarë fati pata që linda në Malësi të Gjakovës,”-tha Berisha./Opinion.al

Pas