Politikë

“Rama ik”, Basha komenton thirrjet e tifozëve në stadium


               Publikuar në : 14:31 - 18/11/19 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë në kuadër të  “Rrugëtimit për Shqipërinë”.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka komentuar dhe thirrjet e tifozëve “Rama ik” në stadiumin “Air Albania Stadium” teksa po luhej ndeshja Shqipëri-Francë.

Basha tha se ato thirrje ishin jehonë e qytetarëve shqiptarë, të cilit i kanë dërguar mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama që të largohet e të çlirojë vendin nga qeverisja e korruptuar.

Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve dje në stadium, mesazhi i qartë; i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Hap rrugën, nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë. Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapësh rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës që janë dhe zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur” tha Basha./ Opinion.al

Pas