InstaBIZ

“Joker”, filmi që thyen rekorde


               Publikuar në : 15:04 - 18/11/19 |
el ida

“Joker” ka thyer një tjetër rekord. Filmi kaloi shumën prej 1 miliard dollarësh në tregun global të shitjes së biletave këtë fundjavë, duke u bërë filmi i parë me vlerësimin R që arrin një gjë të tillë.

Vlerësimi R në Shtetet e Bashkuara kërkon që çdo person nën moshën 17 vjeç ta shikojë filmin në kinema i shoqëruar nga një i rritur.

Ndërkaq javën e shkuar, Joker është bërë filmi më fitimprurës i bazuar në personazhe komike, pasi ka bërë më shumë se 950 milionë dollarë në arkën mbarë botërore.

Regjisori Todd Phillips e ka realizuar prodhimin kinematografik me një buxhet prej 62.5 milionë dollarësh, që është vetëm një pjesë e buxhetit të shumë filmave të tjerë që bazohen në personazhe apo libra komikë. Filmi tregon historinë e Arthur Fleck, një person i izoluar dhe i shpërfillur nga shoqëria.

Megjithatë, filmi, i cili pritet të nominohet për çmime Oscar, ka ngjallur polemika për portretizimin e sëmundjeve mendore dhe të dhunës./Opinion.al

Pas