Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Agron Shehaj. Këtë herë kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje deputetit demokrat Agron Shehaj, i cili teksa publikoi dokumentin me firmën e Erion Veliaj tha se kompania e tij ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje.
Rama shkruan se leja e ndërtimit është shkelur nga ndërtuesi, që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit.
“Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi! Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi,që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit! Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash!“-tha Rama.