Aktualitet

PS dorëzon në Kuvend 2 nisma të reja, Balla:Ish-Sigurimsat ndalohen të marrin poste



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 21/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ditën e sotme bëri me dije se janë depozituar në Kuvend dy nisma të reja për ligjin e dosjeve.

Gjatë fjalës së tij, Balla shpjegoi dhe çfarë këto nisma përfshijnë. Deputeti u shpreh se nisma e parë përfshin ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit.

Ndërkohë, nisma e dytë ka të bëjë me ndryshimin e ligjit të partive politike që do të thotë se nuk mund të jenë kryetar ata që kanë qenë dikur bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Sipas tij, këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik.

“Grupi parlamentar i PS në vijim të nismës për transparencën e plotë mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit duke hequr pengesën ligjore që kushdo disponon certifikatë pastërtie të mëparshme të riverifikohet nga Autoriteti i Dosjeve, miratuar dje në Kuvendin e Shqipërisë me dakordësi politike, po prezanton sot edhe dy nisma të reja në shërbim të qëllimit për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-Sigurimin fatkeq që solli pasoja tragjike për mijëra familje shqiptare. Konkretisht janë dy nisma në fakt.E para ka të bëjë me ndryshimin në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen apo emërohen në funksione publike. Ose siç quhet në termat e gjuhës së përditshme, ligji i dekriminalizimit dhe tjetra në ligjin për partitë politike. Nisma e parë ajo për ndryshimin e ligjit për dekriminalizimin parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhja e tyre me shërbimin sekret të regjimit të kaluar. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit që paraqet subjekti dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes së të drejtës për të qenë pjesë e posteve publike, personi ngarkohet me përgjegjësi penale për deklarim të rremë njëlloj si ka funksionuar deri më tani ligji. Detyrimit ligjor do i nënshtrohen ata që aktualisht janë në pozicione të tilla, pavarësisht nëse kanë apo jo një certifikatë pastërtie.  Nisma e dytë, ajo për ndryshimin e ligjit të partive politike, kanë të njëjtën qasje. Pra nuk mund të jenë kryetarë të Partive politike në një sistem pluralist demokratik ata që kanë qenë dikur bashkëpunëtorë, me status oficeri, me status denoncuesi, të Sigurimit të shtetit”, u shpreh Balla./Opinion.al

 

Pas