Kryesore

Rama-furnizuesve: Kush vendos çmim të pamiratuar, humb pikën e karburantit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 11/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar furnizuesit e naftës se pas miratimit të aktit-normativ, duhet t’i përmbahen çmimit që do të miratohet nga bordit, ose në të kundërt do të humbasin pikën e karburantit.

Rama tha se kontrolli i çmimit do të bëhet përmes Bordit Kombëtar të furnizimit me naftë.

“Unë mendoj që ju duhet ët jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë të shoqërisë që duhet të bëjë sakrificë. Kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar dhe për të ndarë pjesën tuaj të barrës. Ne kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe, qeveria, të gjithë kanë detyrimin të mbajnë pjesën e tyre të barrës. Do të mbani pjesën tuaj se nuk mund të ndodhi që të fitoni asgjë më shumë seç ju duhet që të vazhdoni të furnizoni popullin shqiptar dhenë këto kushte brenda 24 orësh do kalojmë një akt normativ dhe qeveria do hy në administrimin e  furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant dhe çdo ditë ju dhe qeveria dhe nuk do ketë asnjë çmim të pamiratuar nga bordi, kush do e bëjë do humbasë pikën e karburantit”,-tha Rama./Opinion.al

Pas