Politikë

Rama flet për infektimin e Veliajt: Ishalla s’ma ka lënë mua stafetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 29/07/20 |
el ida

Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar turin e tij të takimeve në Lezhë.

Teksa ka inspektuar zona të ndryshme të qytetit, Rama është ndalur një thertore, ku kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme.

Kreu i qeverisë komentoi edhe infektimin me COVID-19 të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ai vet kishte ruajtur distancën me të.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishalla po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama duke qeshur./Opinion.al

Pas