Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të mbledhur me pankarta në duar, protestuesit kërkuan anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.
Gjatë tubimit, qytetarët bënë thirrje që institucionet përgjegjëse të dëgjojnë zërin e komunitetit dhe të rishikojnë vendimin për realizimin e projektit. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët paralajmëruan se kundërshtimi do të vijojë edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
“Poshtë spiunëve”, Edi Rama është tradhtar”, Poshtë diktatur”, këto kanë qenë disa nga thirrjet pikante që vjen nga protesta që po mbahet sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë një qytetare bëri thirrje për dorëheqjen e të gjithë qeverisë ndërsa kërkoi shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketën e maleve.

















