Aktualitet

Rama e ironizoni me video, Kryemadhi: Prit,s’ke parë akoma serinë e radhës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:24 - 05/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video ku shfaqet kryetarja e LSI-së e ftuar në emisionin “Opinion”, por ndërkohë, shihet në një letër i vendosur një filxhan kafe. Bashkëngjitur kësaj video, Rama në Instagram ka postuar edhe një shkrim ironizues për Kryemadhin.

Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E… Po ky me I ky kush është ky motra(?) ke një me I që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…”- shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 

Ndërkohë, për këtë ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se një vendim i qeverisë me kosto 400 milionë për taksat e qytetarëve shqiptarë, është miratuar duke pasur sipas saj ministrat e kabinetit të Ramës kundër.

Reagim i plotë  kryetares së LSI-së , Monika Kryemadhi:

Duro Edi, duro…. se ato letrat në tokë do të hedhin përtokë.

Ke miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat tuaj kundër.

Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë…

Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…

Pas