Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: E gjetëm sistemin e energjisë me relike, sot kemi sportele si Franca

2021/03/18 at 11:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: E gjetëm sistemin e energjisë me relike, sot kemi sportele si Franca

Kryeministri, Edi Rama, po vijon prezantimin e planit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Teksa u ndal tek energjia, Rama sulmoi opozitën duke thënë se kur PS erdhi në pushtet niveli i humbjeve në sektorin e energjisë shkonte deri në 25%, ndërsa gjetën në punë edhe relike.

Më tej, Rama tha se sot pagesa e energjisë bëhet në sportele që nuk kanë asgjë të ndryshme nga sportelet në Francë, Gjermani apo në të gjithë Europën por edhe nga telefoni ku konsumatori kontrollon ecurinë e të gjithë ankesave.

“Kjo sfidë po fitohet. Por na duhet kohë akoma për të fituar të gjitha sfidat. Niveli i humbjeve në sektorin e ujit ishte katastrofik ndërsa në sektorin e energjisë shkonte deri në 25%. Sot kemi arritur në një nivel që është 21% që kanë të bëjnë me ato që quhen nivele teknike. Ne do ta çojmë në mandatin e tretë në atë 10% e humbjeve teknike.

E pamundshme në vitin 2013 kur nisi reforma jonë shtet-bërëse. Sot kemi të përfshirë të gjithë qytetarët në një proces transformimi që nuk mund të ndodhë në vijim pa qytetarët që u bënë bashkë. Kemi bërë investime në sektorin e energjisë që nuk janë bërë kurrë ndonjëherë. 80% të rrjetit të shpërndarjes e gjetëm në moshën mbi 40 vjeç. Kemi gjetur edhe relike që ishin akoma në punë. Sot me të drejtë shumëkush qahet pse kur fryn një erë e fortë ikën energjia apo kur bie borë ikën energjia.

Përtej faktit që kjo mund të ndodh edhe në mes të Amerikës ne duam të vazhdojmë investimet.  Të fuqizojmë aspektin teknologji smart në monitorim. Një fakt që ka rëndësi të thuhet. Kur ne morëm detyrën Shqipëria ishte ne vendin e 154 për kohën e lidhjes së energjisë elektrike. Sot jemi në vendin e 44. Deri në vitin 2016 ishim në ankthin e faturave afrofe. Jo duke bërë që secili ka atë që i takon. Sistemi rrezikonte në atë gropë borxhesh të hapura nga vjedhjet. Afrofeja u zhduk. Sot ata pretendojnë të kthehen me gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi.

Sot pagesa e energjisë elektrike bëhet në komoditetin më të madh, në sportele që nuk kanë asgjë të ndryshme nga sportelet në Francë, Gjermani apo në të gjithë Europën por edhe nga telefoni ku konsumatori kontrollon ecurinë e të gjithë ankesave. Numri i ankesave sot ka rënë në 0.3% të të gjithë numrit të faturimeve. Kjo është një arsye më shumë që kushdo që mendon se çfarë do të bëjë më 25 Prill, pa u hequr asnjë presje zhgënjimeve të ndajë mendjen: Ka kohë të kthehemi mbrapa? Apo është koha për të vazhduar pa pushim për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë”, tha Rama./Opinion.al

Etiketa: energjiaprogramipsramazgjedhje

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Rama: Dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël

Rama: Dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël

Vrau bashkëshorten, gjendet i pajetë 29-vjeçari në Fier

Vrau bashkëshorten, gjendet i pajetë 29-vjeçari në Fier

Vrasja e Klodian Rashës/ Hidhet shorti, zgjidhet gjyqtari i dosjes

Vrasja e Klodian Rashës/ Hidhet shorti, zgjidhet gjyqtari i dosjes

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com