Aktualitet

Rama: Disa prej atyre që i kanë prirë grumbullimeve të PD janë infektuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 04/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me disa qytetarë në Fier në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka komentuar sërish takimet e zhvilluara nga lideri i opozitës, Lulzim Basha, për të cilat tha se disa prej pjseëmarrësve janë infektuar.

Ai është përgjigjur edhe PD-së, duke thënë se nuk ka frikë nga zgjedhjet e 25 prilit, por ka frikë për shëndetin e qytetarëve.

“Bëjnë deklarata Edi Rama ka frikë kur shikon këto shfaqe, që tregojnë se ka një uragan fitoreje. Unë kam frikë, por për shëndetin e tyre. Disa prej tyre që i kanë prirë atyre grumbullimeve fatkeqësisht janë infektuar. Por dy e tre javë i duhen armikut të kap fytin dhe të të marrë frymën dhe të shtron në spital. Frikë tjetër nuk kam as unë dhe askush tjetër. Sepse e dimë shumë mirë se çfarë vjen,” tha Rama ndër të tjera.

Pas