Aktualitet

Rama bisedë me Peleshin: Më mbytën, më thonë pse s’tregojmë forcën dhe ne


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 05/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama këtë të hënë do të jetë në një vizitë në qytetin e Pogradecit. Teksa po vijon rrugën kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një telefonatë që ka zhvilluar me drejtuesin politik të qarkut Korçë, Niko Peleshin.

Gjatë bisedës Rama ka thënë se i thonë pse nuk mbildhen si PD dhe të tregojnë forcën ndërsa më pas vijon duke u shprehur se organizime të tilla i marrin në qafë njerëzit.

Po ashtu, Rama e ka pyetur edhe për dy partitë opozitare, PD dhe LSI, për të cilat Peleshi tha se vazhdojnë me stilin e vjetër duke bërë fushatë me sulme personale.

Peleshi: Po kryetar!

Rama: Si jeni?

Peleshi: Situata shumë mirë, në çdo bashki në çdo fshat ka mobilizim, ka angazhim për fushatën. Ne kemi zgjedhur të takojmë nga dy herë banorët në çdo lagje edhe për të mos i shtyrë që të mblidhen organizime të mëdha jo se nuk e kemi mundësi por respektojmë masat.

Rama: Jo organizime të mëdha sepse i marrim njerëzit në qafë. Janë komplet të papërgjeshëm. Më mbytën edhe mua po pse nuk mblidhemi edhe ne pse nuk tregojmë dhe ne forcën. Po ça forcë do të tregojmë! Jo! Jo!

Peleshi: Preferojmë që të mblidhemi në grupe të vogla dhe ti takojmë më shpesh

Rama: Aq më mirë se i takojmë drejtpërdrejtë nga afër! Le ça thonë ato! Ça bën PD dhe LSI?

Peleshi: Ata vazhdojnë më stilin e vjetër me denigrime deklarata shpifje, sulme personale për njerëz të ndryshëm, por nuk duam të merremi me ata, nuk duam të biem në batakun e tyre. Mundohen të premtojnë budallallëqe njerëzit e kuptojnë. Edmond Spaho thotë sa të vijmë ne do të mbyllim doganat që të shesim prodhimet këtu brenda. Në nuk e bëjmë dot këtë!

Rama: Ai tjetri shko andej do t’ju heqim traun, çe pyet. Rrugës jam takohemi atje!

 

Pas