Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, Basha apo Meta?

2017/06/23 at 5:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu


Janë të tre në fushë! Me llërët përveshur dhe me objektiva që ngjajnë, por që si kurrë ndonjëherë nuk janë identike. Rama, Basha dhe Meta luftojnë të tre për fitoren, por fitorja e gjithsecilit, është e ndryshme nga ajo e tjetrit. 

I pari është Rama. Me stilin e tij të veshjes ekstravagant, me batutat dhe shakatë që cdo njeri tjetër do ta bënin të dukej karnaval, por që atij ja konsiderojnë ende për avantazh. Gjithnjë i njëjti, por më i qartë se kurrë: I duhen 71 vota për të mos u varur nga askush. I duhen 71 vota për të bërë partner kë do ai. Por partner pa rrip mesi, partner që mund ti bien pantallonat sa herë do ai dhe jo partner që ta kushtëzojë. Për këtë i duhet të mbledhë cdo votë, të majtë e të djathtë.

Rama e di që në betejë ka dy kundërshtarë, Metën dhe Bashën, por strategjinë kundër tyre nuk e ka të njëjtë. Me Metën po përplaset, po tregohet kategorik në refuzim, po deklaron që s’do ta ketë më kurrë në koalicion, po e cmonton në administratë dhe po tenton të tregojë që LSI nuk do jetë më në qeveri. Rama e di që LSI fuqizohet nga ideja e garantes së pushtetit, pra nga pushteti i përjetshëm dhe po e sulmon aty. Ai e di që PS nuk merr asnjë nga votat e LSI, ndërsa LSI ka marrë dhe mund të marrë nga votat e PS. Ndaj beteja me LSI dhe Metën nuk ka kompromis. 

Beteja me PD është ndryshe. Për herë të parë Rama po tenton edhe votë të PD. E nisi me dorën mbi supin e Bashës, me dy gishtat e ngritur përpjetë, simboli që demokratëve ju kujton Berishën në betejë, por që tani qëndrojnë stampuar mbi bluzën që ai vesh; e vijoi duke lënë të kuptohet që do qeverisë bashkë me Bashën dhe që vota kudo që të shkojë tek ai apo Basha, është njësoj. Filloi të tregohet i dashur me demokratët dhe mësyu të gjitha studiot, që tradicionalisht kanë shikues të djathtë. Strategët dhe sondazhet e tij i kanë thënë që për herë të parë në 17 vjet demokratët nuk janë më aq agresivë me të dhe ai po shtyn drejt vëmendjes së tyre. Ai e di që nëse nuk do marrë votën e demokratëve, do marrë atë të elektoratit gri, që e sheh kësaj here më pak agresiv me kundërshtarët e tij. Sondazhet i tregojnë se Rama mund të marrë vota të moderuara të djathta këtë moment, Basha nuk merr dot votat e PS? Ai e di që në mos marrtë votën e demokratëve, së paku e ka futur Bashën në një kurth të madh. Basha nuk po konsolidon dot votën e tij. Nuk po ka një mesazh të qartë. Votuesit e djathtë tradicionalë, ata që nuk ju duhet as administrimi i OSHE dhe as Hipoteka; ata që nuk luftojnë për dy ministra, por që motivohen nga beteja me PS, në kontekstin e një koalicioni të gjerë mund të mos votojnë fare. Vota e tyre është historike. Ajo është ngjitur në vitet e komunizmit dhe ka mbetur aty. Beteja e tyre është me komunistët dhe kjo votë, sado e vogël në përqindje, është jo vetëm me thelbësorja, por edhe më decizivja për PD. E njoh më mirë se kushdo këtë katëgori dhe kjo kategori niset ne kuti për të mundur PS! Jo për të qeverisur me të. 

I dyti është Basha. Brilant në protestën e cadrës, dominues në mesazhin mediatik për tre muaj me rradhe, i shkëlqyer në organizimin, që befas e humbi gjithë sharmin e tij në fushatë. E devijoi fushatën në debatin për listën e kandidatëve dhe më pas në atë për qeverisjen e përbashkët me PS. Ra në kurthin e Ramës, edhe pse në pesë ditët e fundit po mundohet ta mohojë me forcë, por është shumë vonë. Premtimet programore nuk patën peshë, ndërsa përdorimi i një fotoje me Presidentin Tramp duket shumë i vjetër për Shqipërinë e vitit 2017. Ajo mund të kishte bërë punë 17 vjet më parë, por sot është e pamjaftueshme në fushatë. Dicka ka ndryshuar javën e fundit, por mund të kishte qenë edhe më keq, sikur Sali Berisha, të mos përfshihej në fushatë dhe në një intervistë në ABC, të mos sqaronte pozicionin e PD në raport me PS. Një pozicion që lidershipi i PD e kishte lënë në rënie të lirë. Fushata e Bashës, është shembulli tipik dhe fatkeq, i atij që hyn në fushatë me më shumë avantazhe se sa kundërshtari dhe pa kuptuar i hedh avantazhet andej këndej, ose ja bën bonus kundërshtarit të tij.

I treti është Meta. Presidenti i zgjedhur, që ka zbritur në fushën e betejës, kur u bind që Kryetari i ri i partisë, Petrit Vasili nuk e përballonte dot situatën e re të krijuar me PS. Si gjithnjë i ashpër në situata të tilla, sfidant dhe kërcënues, më shumë se sa shtimin e votave, Meta po kërkon të motivojë mbështetësit e tij, të trullosur nga presioni i PS dhe goditjet e saj. Partia më e organizuar në vend LSI po synon votën e të rinjve, e bindur se PS dhe PD kanë detashmentet e tyre tradicionale, që numërikisht LSI nuk i mposht dot. Ajo beson se vota e re do shkojë për të dhe duket se është investuar jo pak në këtë drejtim. Ndryshe nga Rama që kërkon 71 vota, Meta beson sërish se do të ketë një votë decizive, por këtë herë në një drejtim. Ai shpreson që PD të ruajë kuotat e saj të 2013 dhe mandatet e tij, po në ato kuota që ka pasur, të jenë të mjaftueshme për të bërë 71 vende në parlament bashkë me votat e PD. Në këtë rast ai do pengojë marrshimin e Ramës dhe kjo ngjan strategjia më e drejtë e tij. Do t’ja arrijë apo jo nuk varet vetëm prej tij. Ai duhet të llogarisë këtë herë vec votës së tij edhe atë të Bashës apo Blushit. 

Janë të tre në fushë, me llërët përveshur dhe me bindjen, që dielli i së hënës, do t’i ndrijë më shumë partisë që ata drejtojnë…

Blendi Fevziu

 

Etiketa: blendi fevziu


Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
Para
Ndalohet në Ekuador Bashkim Driza, bosi i “Popullit”

Ndalohet në Ekuador Bashkim Driza, bosi i "Popullit"

Meshkujt e shëndoshë janë më të mirë në seks

Meshkujt e shëndoshë janë më të mirë në seks

Personat që nuk paguajnë detyrimet financiare do të bëhen pjesë e një liste “të zezë”

Personat që nuk paguajnë detyrimet financiare do të bëhen pjesë e një liste “të zezë”
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}