Aktualitet

Rama: Ambicia jonë që Durrësi të jetë nyja e qarkullimit tregtar me Perëndimin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 12/12/22 |
Opi Nion

Në një aktivitet të zhvilluar këtë të hënë, ku po prezantohet projekti i ri për Portin Tregtar të Durrësit në Porto Romano, kryeministri Edi Rama u shpreh se ambicia e qeverisë është që porti i ri tregtar të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e qarkullimit tregtar me Perëndimin për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Ambicia jonë është që porti i ri tregtar të bëhet pikërisht nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me Perëndimin dhe me gjithçka tjetër shkon përtej anës Perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Të gjitha vendet tona, ato vendet që u mblodh në samitin historik të 6 dhjetorit nuk kanë asnjë shans tjetër të kalojnë në një nivel tjetër volumet e tyre të shkëmbimeve tregtare pa Durrësin. Është Durrësi, i cili duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe RMV përmes Prishtinës dhe Strugës dhe duke u shtrirë me vendet e tjera, do t’i japë këtij rajoni një fytyrë krejt tjetër dhe një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volume krejt të reja tregtare”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se porti i ri e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel tjetër, ndërsa shtoi se qeveria e ka nisur këtë proces paralelisht me Kosovën duke mbështetur financiarisht studimin e fizibilitetit për Portin e Thatë të Prishtinës.

“Ky është një port që e çon bashkëpunimin e nisur me 1001 vështirësi rajonalë, në një nivel krejt tjetër. Për këtë arsye e kemi nisur këtë proces paralelisht në radhë të parë me Kosovën, dhe ashtu sikundër nga një anë kemi filluar punën për hekurudhën, nga ana tjetër kemi mbështetur financiarisht studimin e fizibilitetit për Portin e Thatë të Prishtinës. Kemi punuar për të bindur BE që ta përfshijë më në fund Korridorin VIII, i cili për arsye që nuk është vendi këtu t’i shtjellojmë është bllokuar për dekada të tëra në marrjen e statusit, pjesë e infrastrukturës europiane në mënyrë që të ecim paralelisht edhe me Portin e Thatë të Strugës. Lajmi shumë i rëndësishëm i samitit ishte ndër lajmet e tjera se Korridori i VIII është zyrtarisht i përdhirë në rrjetin e infrastruktutës së qarkullimit rrugor, hekurudhor të BE-së. Që do të thotë që ne mund të kemi akses edhe në mbështetjen europiane për ndërtimin e kësaj vepre kaq shumë të rëndësishme. Për këtë arsye sot nënshkruajmë edhe dokumentin me RMV për Portin e Thatë të Strugës, ku siç e tha edhe Eriku në fakt duhet të paguajë qeveria e RMV se ne Kosovën marrim përsipër”, u shpreh Rama.

Pas