Aktualitet

Qytetari pranon se ka marrë borxh, Apeli e nxjerr të pafajshëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 16/01/23 |
Opi Nion

Olti Buneci denoncoi në “Stop” të njohurin dhe komshiun e tij Julian Bregu, të cilit vite më parë i dha para borxh.

Por pas disa vitesh Bregu nuk po i kthen borxhin prej 50 mijë Eurosh. Në këtë situatë, Olti iu drejtua Gjykatës me një deklaratë noteriale për borxhin bashkë me kamatë-vonesat.

Kemi qenë komshinj, m’u lut, donte lekë. Më ka kthyer 80 mijë euro. 50 mijë euroshin që më mori më ktheu 14 mijë e 30 Euro me bankë dhe të tjerat nuk m’i jepte. Filloi duke gënjyer, duke mashtruar dhe unë e hodha në gjyq”, tha denoncuesi.

Gjykata e Shkallës së Parë, i dha të drejtë Bunecit, duke detyruar Julian Bregun, që të kthejë borxhin.

Por ky vendim apelohet nga borxhliu dhe pas 6 vitesh Apeli i Tiranës i jep të drejtë borxhliut Julian Bregu, duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë.

Gjykata vendosi që ta fitojë Juliani Apelin. Kam letrat këtu që ai nuk më ka shlyer borxhin. S’kam asnjë dokument që Juliani ma ka kthyer borxhin”, u shpreh denoncuesi.

Për të provuar këtë paligjshmëri, “Stop” regjistroi me kamera të fshehtë një takim mes Olti Bunecit dhe Julian Bregut. Ky i fundit e pranoi se nuk ka shlyer borxhin fakt ky i mjaftueshëm, për të treguar se Apeli i Tiranës ka marrë një vendim të padrejtë.

Julian Bregu: Ikën si ikën gjërat, se unë prandaj kam insistuar, me të takuar.

Denoncuesi: Po si?!

Julian Bregu: Ça me i bo tashi…?!

Denoncuesi: Lekët m’i ke ti mua, apo t’i kam unë ty?! Se jena rrit, jena shokë.

Julian Bregu: Prandaj kam ardhur me të takuar, të kam thënë mbasi mbaroi Shkalla e Para në Apel, të thashë ulemi, ça pretendime ke ti nga unë o vëlla, burrash?! Dhe t’i bëjmë letrat siç janë për t’u bërë, që ti të tuat, unë të mijat.

Denoncuesi: Po unë dua të të marr ty lekët e mia?

Julian Bregu: Po pra!

Denoncuesi: Aq dua unë 35 mijë euro…e 700 euro.

Julian Bregu: Një sekondë, po pse janë 3 mo?

Denoncuesi: Po aq pra janë…

Julian Bregu: Po jo mo, prandaj po të them.

Denoncuesi: Po bëji llogaritë, mo Jul! Sa ke për të më dhënë? 14 mijë e 300 euro, po unë e di, se i marr tek banka. Nga 50 mijë euro sa ngelën?

Julian Bregu: 50 mijë euro t’i kam mbajt 2 vjet, apo jo? I bie 1 250 euro në muaj, 50 dhe 25, 7, ti i ke mbajt llogaritë më saktë se unë.

Denoncuesi: Ti atë ditë the “do t’i hedh”. Ishe në bankë atë ditë, ja do t’i hedh dy ditë rresht, po ishin 35 700 euro, re dakord te noteri, s’mi hodhe. Mbrapa të hodha në gjyq unë ty.

Julian Bregu: Po!

Denoncuesi: N.q.s e mban mend, n.q.s do m’i kishe dhënë lekët ti mua, s’kisha pse të hidhja në gjyq unë ty!

Julian Bregu: Me këtë pretendim, që thua ti, unë s’të paskam dhënë 50 euron hala ty…

Denoncuesi: Po s’ma ke dhënë të shtëpisë, ku ike noteri ti, që më ke dhënë lekët?!

Julian Bregu: Po pra në rregull këtu nuk ka qenë 50-çja./ Tv Klan

Pas