Politikë

Qytetari – Bardhit: Bashkëshortja dhe fëmijët në azil, ku është shteti?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 20/02/21 |
Opi Nion

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit Gazment Bardhi ka vizituar këtë të shtunë Fatos Bylykyn. Ai shprehet se jeton i vetëm pasi bashkëshortja dhe 3 vajzat janë azilantë në Francë.

“Bashkëshortja, 3 vajzat dhe një djalë kanë ikur në Francë, në azil. Nuk mund të qendronin më, asnjë punë, asnjë mbështetje nga qeveria, asnjë shpresë. Braktisje totale, zgjodhën të ikin”, tha ai.  “Nuk e di ku është shteti”, thotë ai, duke pohuar se  është pa punë, pa asistencë sociale, pa strehë dhe jeton në shtëpinë e vëllait të tij të cilën ia ruan.

Bardhi tha se PD ka një plan për hapjen e 110 mijë vendeve të punës, ndërsa shtoi se 25 Prilli është një datë e rëndësishme.

“Kjo indiferencë dhe braktisje ndeshet kudo. Ne kemi një plan për hapjen e 110 mijë vendeve të reja të punës, dhe krijimin e kushteve që vendi të mos braktiset. Prandaj 25 prilli është një datë e rëndësishme, që të fitojnë njerëzit, të fitojë Fatosi, të pastrehët, ata që nuk u është dhënë një mundësi, dhe të humbë Edi Rama”, ka thënë Bardhi./Opinion.al

Pas