Bota

Qiproja do paguajë kostot e pushimeve të turistëve të infektuar me COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 28/05/20 |
Opi Nion

Qiproja është zotuar të mbulojë shpenzimet e pushimeve për këdo që rezulton pozitiv ndaj virusit, pasi kanë udhëtuar atje. Në një letër të bërë publik të mërkurën, qeveria tha se do të paguante për akomodimin, ilaçet dhe ushqimin për pacientët dhe familjet e tyre.

Turistët do të duhet të paguajnë vetëm koston e transportit për në aeroport dhe fluturimin e riatdhesimit. Kjo vjen si pjesë e një pakete masash që synojnë tërheqjen e turistave në ishull, që deri tani ka raportuar pak raste.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, vendi ka konfirmuar 939 infeksione dhe 17 vdekje. Turizmi zinte rreth 15% të PBB-së së vendit vitin e kaluar, dhe kështu qeveria po përpiqet të sjellë përsëri udhëtarët sa më shpejt të jetë e mundur.

Zyrtarët thanë gjithashtu se një spital me 100 shtretër do të vendosej posaçërisht për turistët që rezultojnë pozitivë ndaj testit, si dhe disa të ashtuquajturat ‘hotele karantinë’ për familjet e pacientëve. Qiproja planifikon të rihapë aeroportet në 9 qershor, me një numër vendesh që konsiderohen të jenë me rrezik të ulët, përfshirë Gjermaninë, Greqinë, Izraelin dhe Maltën. Autoritetet do të ndryshojnë listën e vendeve të miratuara, çdo javë./ Opinion.al

Pas