Sport

Ja kur pritet të rifillojë Premier League


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 28/05/20 |
Opi Nion

Raportohet se Premier League po planifikon të rifillojë në 17 qershor me dy ndeshje të planifikuara, Aston Villa vs Sheffield United dhe Manchester City vs Arsenal, në stadiumin Etihad.

Siç është raportuar nga Telegrafi dhe BBC, këto ndeshje janë caktuar të luhen një të mërkurë, para një raundi të plotë veprimesh në 20 qershor.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester City ishte menduar të luhej në 11 mars, por më pas u shty për shkak të koronavirusit.

Kalendari i Premier League u ndalua plotësisht, pasi doli që menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, kishte rezultuar pozitiv me covid-19. Pas mbledhjes së Premier League të enjten, detajet e plota të projektit të rifillimit do të zbulohen më vonë.

Pas